top of page

PËRTEJ TERRIT

Mar 30, 2024

Netët e filmit po rikthehen!

Në kuadër të projektit “Inclusive and Resilient Communities” të përkrahur nga GCERF dhe në partneritet me ATRC do të kemi mundësinë të shikojmë filma së bashku me të rinjtë tanë.

Netët e filmit po rikthehen!

Në kuadër të projektit “Inclusive and Resilient Communities” të përkrahur nga GCERF dhe në partneritet me ATRC do të kemi mundësinë të shikojmë filma së bashku me të rinjtë tanë.

Filmat me tematika te ndryshme të shoqëruar me debate, për të reflektuar mbi tema të rëndësishme dhe për të nxjerrë mësime që mund t'i aplikojmë në komunitetet tona për ti bërë ato më të përfshira dhe më reziliente.

Filmi i parë që do të shfaqet është nga regjisoria Donjeta Mejtani i cili trajton tematikën e lidhur me muajin Mars kushtuar vuajtjes dhe rezistencës së grave në shoqërinë tonë.

Tri gra të guximshme kosovare rrëfejnë historitë e jetës së tyre se si i mbijetuan abuzimeve e dhunës, mirëpo rastet e tyre mbesin të neglizhuara ndër vite dhe të pazgjidhura si duhet nga institucionet e shtetit të Kosovës. Ndërkohë që akoma presin ndihmën që u takon, ato japin detaje të luftës së tyre për shpëtim dhe kërkojnë që drejtësia të vihet në vend. Megjithatë, për të ngritur zërin hapurazi rreth sfidave nëpër të cilat kaluan, u kërkua guxim, dhe ato shpresojnë se guximi i tyre për të dalë prej territ në dritë do të ketë jehonë në shoqërinë dhe institucionet kosovare.

Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë natë filmi për të reflektuar mbi çështjet e rëndësishme të shoqërisë sonë.

Agjenda:

20:00-20:15 Mirëseardhje, njoftim me projektin dhe qëllimin e tij


20:15-20:40 Shfaqja e dokumentarit


20:45-21:15 Debati me pjesëmarrës


-- 22:00 Pije dhe snacks --------------------------------------------------------------------------------------------------------- Ne e përmbyllëm muajin Mars me filmin “Përtej Territ” +debat. Në fokus ishin rinia dhe se çka mund të nxjerrim nga kjo natë filmi e të ndërtojmë komunitetet tona reziliente e të sigurta për vajzat dhe gratë.

Faleminderit mysafireve tona Mirishahe Syla, Gresa Kllokoqi dhe Sevdije Bunjaku që ishin pjesë e diskutimit dhe ju përgjigjen pyetjeve tona dhe të të rinjëve prezent.

Mirënjohje për organizimin Bjeshka Gurit, regjisores së filmit Donjetë Mejtani dhe ekipës tonë fantastike.



bottom of page