top of page

“Gjithçka Fillon Nga Ti”

Filmi që Shfaq Fuqinë e Solidaritetit kundër Bullizmit"


Në një shkollë të vogël si "Dy Dëshmorët" në Talinoc të Muhaxherëve, nxënësit vendosën të ndërmarrin një hap të madh në luftën kundër bullizmit. Frymëzuar nga murali i qytetit i cili përshkruan vlerat e bashkëjetesës dhe tolerancës, ata krijuan një film për të sensibilizuar publikun për rëndësinë e respektit dhe mbështetjes ndaj njëri-tjetrit.

Duke rrëfyer historinë e suksesit të ish-nxënësit të tyre, Gëzimit, një djalë me sindromën Down i cili tani është i integruar plotësisht në shoqëri, ata dëshmojnë se çdo individ, pavarësisht sfidave të jetës, mund të arrinë suksesin dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të përfshirë.

Ferizaji, një qytet i vogël me një zemër të madhe, na mëson se dashuria dhe toleranca janë mjetet më të fuqishme për të përballuar bullizmin dhe për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjithë. Me këtë film mbresëlënës, nxënësit tregojnë se një shoqëri më e mirë është e mundur, dhe se gjithçka fillon nga ne.

Agjenda:


18:30-18:45 Mirëseardhje, njoftim me projektin dhe qëllimin e tij


18:45-18:55 Shfaqja e filmit te shkurte


19:00-19:30 Debati me krijuesit e filmit dhe pjesëmarrës


19:30- 20:00 Pije dhe snacks ---------------------------------------------------------------------------

bottom of page